Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Malishevë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një grua është rrahur nga vjehrri, bashkëshorti dhe kunati.
“Viktima femër kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri, bashkëshorti dhe kunati)”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Front Online