Një burrë nga fshati Cërrnicë në Gjilan është gjetur pa shenja jete nga bashkëshortja e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.
“Fsh. Cërrnicë, Gjilan, 16.09.2022 – 19:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga gruaja e tij, në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në rapor./Front Online