Një grua në Fushë Kosovë të shtunën e ka raportuar të zhdukur mbesën e saj të mitur.
Ajo ka deklaruar se mbesa e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u hetuar.
“PERSON I ZHDUKUR | Fushë Kosovë 18.11.2022 – 07:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se mbesa e saj e mitur viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.