Madalina Ghenea është një yll i ri botëror. Pas paraqitjes në filmin ‘The House of Gucci’, modelja dhe aktorja e re rumune tërhoqi vëmendjen e mediave dhe qindra mijëra njerëz e adhurojnë në rrjetet sociale.
Madalina tërhoqi vëmendjen edhe në Javën e Modës në Milano dhe fotot e saj vërshuan sërish mediat.
Meqë ra fjala, Madalina Ghenea u shfaq në tapetin e kuq në Kanë në fillim të këtij viti dhe i la pa frymë të gjithë të pranishmit dhe mediat botërore morën një yll të ri.
Modelja hyri me sukses në ujërat e filmit me rolin e Sophia Loren në filmin ‘House of Gucci’ dhe për shkak të pamjes së saj shumë e krahasojnë me aktoren e njohur.
Disa besojnë se ajo është edhe më e bukur se Sophia Loren, dhe fansat në Instagram e quajnë atë gruan më të bukur në planet për momentin./FrontOnline/