Zvicra ka eliminuar Serbinë dhe ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër në Botërorin që është duke u mbajtur në Katar.
Pas kësaj fitore ka pasur reagime të shumta e një nga to është edhe Leonita gruaja e Granitit Xhakës, i cili u shpallë dhe lojtari më i mirë i lojës.
“Lojtari i ndeshjes. Shumë krenare me ty”, shkroi ajo në profilin e saj në Instagram.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.