Një grua është arrestuar në Malishevë pasi e njëjta dyshohet se ka rrahur burrin e saj, raporton Front Online.
Burrit i është ofruar ndihmë mjekësore ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Malishevë 28.12.2022 – 09:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.