Gruaja e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, konfirmoi se ajo dhe burri i saj kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, por që ndihen mirë tash për tash.
Pilar Rubio, e cila ka katër fëmijë me Ramosin, së fundmi ka ndezur rrjetet sociale me një fotografi, ku shihet duke ushtruar dhe duke i kaluar ditët e saj të izolimit, shkruan FrontOnline.
https://www.instagram.com/p/CMiFspsjHC-/?utm_source=ig_embed
“Për fat të mirë, gjendja ime është asimptomatike dhe unë jam në izolim shtëpiak”, ka shkruar Pilar, duke shtuar:
“Ushtrimet u kryen”.
https://www.instagram.com/p/CN4uAo4jl_S/?utm_source=ig_embed
Natyrisht, keto fotografi nga Pilar ndezen ndjekësit e saj në “Instagram” me komentet nga më të ndryshmet./FrontOnline/