×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja e Liburn Aliut e nipi i Besnik Bislimit drejt Bordit të KOSTT, në mesin e gjashtë më të poentuarve nga Paneli

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Bashkëshortja e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, janë një hap larg drejt rrugës për t’u zgjedhur anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT’it. Ata janë në mesin e gjashtë kandidatëve, emrat e të cilëve i janë përcjellë Kuvendit për votim të fshehtë nga Paneli Përzgjedhës, për tri pozita të lira në KOSTT.

    Lumnije Zeka është renditur e pesta me 33 poena në listën e kandidatëve më të poentuar nga Paneli Përzgjedhës, e Gëzim Tosuni është i dyti në listë me 43 poena.

    Pjesë e Panelit Përzgjedhës kanë qenë Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me katër deputetë të tjerë të VV’së, Gramos Agusholli, Jeta Statovci, Armend Muja dhe Driton Hyseni, si dhe deputetët Ferat Shala, Pal Lekaj, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Fidan Jillta.

    “Paneli zhvilloi intervistat, dhe erdhi në konstatim se: procesit intervistues iu nënshtruan tetëmbëdhjetë kandidatë, duke marrë parasysh performancën e kandidatëve, Paneli vlerësoi, gjashtë kandidatët me më së shumti poena, si në vijim: Rejhane Zylfiaj (44 poena), Gëzim Tosuni (43 poena): Gazmend Mejzini (37 poena), Jeton Mehmeti (33 poena); Lumnije Zeka (33 poena); dhe Pranvera Dobruna-Kryeziu (32 poena)”, thuhet në procesvebalin e mbledhjes që është mbajtur më 1 tetor nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    Komisioni i ka rekomanduar Kuvendit që të zgjedhë me votim të fshehtë tre prej kandidatëve të propozuar për plotësimin e tri pozitave për drejtor të Bordit të Ndërmarrjes Publike KOSTT, me mandat 4-vjeçar.

    Deputeti Pal Lekaj ka konfirmuar për Gazetën Express se kandidatja Lumnije Zeka, është bashkëshortja e Ministrit Liburn Aliu, dhe se edhe Gëzim Tosuni është familjari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

    Se bëhet fjalë për nipin e Bislimit, e ka konfirmuar edhe deputeti Ferat Shala.

    Gazeta Express ka provuar të marrë një deklaratë për këtë çështje edhe nga Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, por e njëjta se ka hapur telefonin.

    Në gusht të këtij viti, mediat kishin raportuar se Lumnije Zeka, kishte dalë kandidatja më e suksesshme, në konkursin për pozitën e Ekspertit për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).

    “Kandidati fitues në bazë të vlerësimit profesional nga Komisioni i Përzgjedhjes në konkursin me numër RN00014237 për pozitën Ekspert për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike në kuadër të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, është: Kandidati Lumnije Aliu. Pikët totale: 82.00 pikë“, thuhej në dokumentin që ishte publikuar në media.

    Ndërkohë, emri i Tosunit është i njohur nga viti 2021, kur Qeveria e Kosovës, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme, pati miratuar me shumicë votash propozimin për emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ku bënte pjesë edhe ai.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Përveç “gajles” për mbjelljen e korrjen e tokave, Qeveria Kurti ka vendosur të ua bëjë jetën më të vështirë bujqve. Tani bujqve...
    Lajme31 Tetor 2024
    Gjashtë persona janë arrestuar sot nga policia në një aksion të zhvilluar kundër fajdes dhe detyrimit në Prizren dhe Suharekë. Aksioni i...
    Lajme31 Tetor 2024
    Para pak minutash është arrestuar edhe një person nga familja Gashi, lidhur me plantacionin e gjetur në Përqevë të Klinës disa javë...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për Raportin e Progresit për Kosovën, të cilin e pranoi dje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Selmanaj...
    Lajme31 Tetor 2024
    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka shtyrë për vitin 2026 zbatimin e normës tatimore progresive për...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në Zvicër ku në Zurich ai po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Dita e shkathtësisë...
    Lajme31 Tetor 2024
    Gjatë seancës së sotme, deputeti Haki Abazi, është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Pasi i përfundoi minutazhi, Abazi kërkoi kohë...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e ka ngritur në Kuvend çështjen e mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të kryeqytetit...
    Artikull i Sponsoruar31 Tetor 2024
    Në prag të Halloween-it, Petrol Company dhe BeHappy kanë përgatitur oferta të veçanta për të gjithë ata që duan të festojnë me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.