Kat Kerkohfs, gruaja e futbollistit të Napolit, Dries Mertens u gjend në vëmendjen e mediave italiane këtë javë pas provokimeve në rrjetet sociale.
Gjegjësisht, Kate u ankua publikisht se mori “sulme” serioze për gjoksin e saj në komentet e profilit në “Instagram”, shkruan FrontOnline.
“Ende e mbaj mend turpin dhe pasigurinë që e kisha në shkollë si adoleshente. Ato fjalë më mbetën si vulë. Papritmas ju nuk jeni më fëmijë, por një grua. Gjinjtë e mi të mëdhenj i përkasin identitetit tim”, ka shkruar Kate duke shtuar:
“Duke lexuar komentet, më vjen të qesh. Por, ato fjalë nuk funksionojnë më tek unë”.
Kate në vitin 2017 e kishte pranuar se ka bërë ndërhyrje për zvogëlimin e gjoksit./FrontOnline/