Shqiptar Demaçi, djalë i veprimtarit Adem Demaçi, ka njoftuar se nënë e tij, Xhemajlije Hoxha Demaçi, ka vdekur sot pasdite si shkak i pasojave të Covid-19.
“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasditë nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12: 30 në varrezat e Lagjes Arberia (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë. Faleminderit shumë për ngushëllimet tuaja”, ka shkruar ai.
Xhemajlije Hoxha Demaçi kishte 79 vjeç. Ndërsa, me ishte fillimi i viteve ’60-ta, kur Adem Demaçi, u martua me Xhemajlie Hoxhën. Por disa vjet pas martesës dhe lindjes së dy fëmijëve, Abetares dhe Shqiptarit, Demaçi arrestohet nga shteti i atëhershëm jugosllav.