×
  • Front TV
  • Front TV

    Gripi sezonal fillon të përhapet në Kosovë, gjendja pritet të përkeqësohet në nëntor

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Përveç pandemisë me Covid-19, tashmë edhe gripi sezonal ka filluar të përhapet në Kosovë.

    Numri i personave që po kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të simptomave që lidhen me gripin sezonal, thuhet se është duke u rritur gjatë këtij muaji.

    Doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Ilire Bunjaku, në një intervistë për Front Online, ka thënë se ka filluar të shtohet numri i pacientëve me simptoma të gripit sezonal që po kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë qendër.

    Ajo tha se rastet me simptoma të gripit sezonal kanë filluar të paraqiten gjatë këtij muaji, ndërsa në muajin nëntor dhe dhjetor pritet një fluks më i madh i rasteve.

    “Në qendrën tonë tani kanë filluar të vijnë pacientët të cilët po kanë një simptomatologji të gripit sezonal, dhe ka filluar të shtohet numri i personave të cilët po kërkojnë ndihmë në qendrën tonë”, ka thënë ajo për Front Online.

    Përderisa qytetarët po ballafaqohen edhe me virusin Covid-19, Bunjaku ka thënë se simptomat e këtyre dy viruseve janë pothuajse të ngjashme.

    Ajo është shprehur se personat që kanë simptoma më të lehta i trajtojnë ata, ndërsa personat me komplikime i referojnë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    “Simptomatologjia është pak e përzier dhe e ngjashme në njëfarë forme. Në disa dallon, por në disa derisa është virus i ri nuk kemi aq njohuri, mirëpo kanë kaluar gati 7 muaj që e kemi krijuar një përvojë dhe mirë po ja dalim”, ka thënë ajo tutje për Front Online.

    S’ka furnizim me vaksina në QKMF

    Derisa vaksinimi i qytetarëve vlerësohet tejet i rëndësishëm për tu mbrojtur nga gripi sezonal, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë vazhdon të mos furnizohet me vaksina.

    Doktoresha Bunjaku ka thënë se nuk kanë informacione të sakta se kur do të furnizohen me vaksina.

    “Për momentin nuk kemi vaksina në qendrën tonë, mirëpo presim që brenda muajit, apo në muajin e ardhshëm të furnizohemi, por s’kemi informacion të saktë se kur do të vijnë”, ka deklaruar ajo për Front Online.

    Përndryshe, ajo është shprehur se si staf shëndetësorë janë të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse, dhe se mund ta menaxhojnë situatën.

    Simptomat e gripit sezonal dhe personat më të rrezikuar nga ai

    Temperatura, vjedhja e barkëqitja, janë vetëm disa nga simptomat e gripit sezonal që paraqiten te pacientët.

    Këto simptoma janë të njëjta edhe për virusin Covid-19.

    Doktoresha familjare, Ilire Bunjaku ka thënë për Front Online se qytetarët me grip sezonal kanë simptomat e njëjta vit pas viti.

    “Simptomat e tyre janë zakonisht rrjedhje të hundëve, dhimbje të fytit, plogështi e dhembje të muskujve. Ata kanë edhe simptoma shoqëruese me barkëqitje, vjedhje, temperaturë. Do të thotë është një simptomatologji që e karakterizon çdo vit gripin sezonal”, ka thënë ajo.

    Ndërsa, sipas saj, personat më të rrezikuar nga gripi sezonal janë personat me sëmundje kronike, personat me sëmundje të zemrës, fëmijët e gratë shtatzëna.

    “Personat më të rrezikuar janë fëmijët nën 5 vjeç, gratë shtatzëna, personat të cilët kanë imunitet më të dobët, personat me sëmundje kronike, me sëmundje të zemrës, mushkërive, veshkave dhe me sëmundje metabolike”, ka thënë ajo.

    Bunjaku ka këshilluar qytetarët që sa më shumë të mbajnë higjienën personale e të mos frekuentojnë vendet e mbyllura.

    “Nuk e kemi një grip që vetëm tani paraqitet, por e kemi edhe viteve tjera, pra duhet sa më tepër higjiena personale, larja më e shpeshtë e duarve me sapunë apo dezinfektues, e cila mund të zgjat 20 sekonda. Kollitja e teshtitja të bëhet nëpër faculeta dhe ajo faculetë të hedhet në mbeturina. Të mos frekuentohen ambientet e mbyllura dhe të bëhet ajrosja më e shpeshtë e ambientit”, ka shtuar ajo./Front Online/

     

    https://www.youtube.com/watch?v=bm4tVLOOz7k&feature=youtu.be&ab_channel=FrontOnline

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme kanë folur paksa me kunja mes vete, Sara dhe Driloni. “Je zhdukur, nuk po të shoh”, i shprehej...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të një avioni pasagjerësh të Azerbaijan Airlines, i cili shkaktoi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e energjisë elektrike në rajonin e Malishevës, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Bashkësia Islame e Kosovës do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit duke filluar nga...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka nderuar “tre kolegë të jashtëzakonshëm” të ambasadës amerikane në Kosovë derisa ata po dalin në pension. Hovenier...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme kanë folur paksa me kunja mes vete, Sara dhe Driloni. “Je zhdukur, nuk po të shoh”, i shprehej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.