×
  • Auto
  • Auto

    Grevë në fabrikat e gjigantëve amerikanë për prodhim të makinave

    FrontOnline
    15 Shtator 2023

    Mbi 13 punëtorë të tri kompanive më të madhe amerikane për prodhim të makinave e kanë nisur grevën në orët e para të së premtes, kanë bërë të ditur sindikatat e tyre.

    Puna është stopuar në tri fabrikat në pronësi të General Motors, Ford dhe Stellantis, në Misuri, Miçigan dhe Ohajo. Greva ka nisur pasi kontratat e punëtorëve kanë skaduar në mesnatën e së enjtes.

    Sindikata e Bashkuar e prodhuesve të makinave ka thënë se kompanitë nuk i kanë pranuar ofertat. Kjo luftë mes dy palëve rrezikon t’i rrisë çmimet e makinave dhe të shkaktojë çrregullim për gjigantët e industrisë së makinave.

    Presidenti i sindikatës Shawn Fain, i ka thënë transmetuesit britanik BBC se u takon kompanive që ta zgjidhin krizën.

    “Kur ata të nisin të kujdesen për punëtorët e tyre, kjo do të mbarojë”, ka thënë ai.

    Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden ka biseduar me presidentin e sindikatës, Fein, lidhur me negociatat, mirëpo nuk ka ofruar më shumë hollësi.

    Sindikata ka kërkuar 40 për qind rritje të pagës për 140.000 punëtorë përgjatë katër vjetëve të ardhshëm.

    Në mesin e kërkesave tjera janë: katër ditë pune në javë, rritje automatike të pagës në përputhje me rritje të inflacionit, kufizime më strikte se për çfarë periudhe mund të konsiderohet një staf “i përkohshëm”.

    Kompania Ford ka thënë se këto propozime do t’ia rrisnin më shumë sesa dyfish shpenzimet për punëtorët në Shtetet e Bashkuara./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën për vizitë zyrtare njëditore në Medvegjë e Bujanoc...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar një rezolutë që kërkon që Millorad Dodik, presidenti prorus i këtij entiteti serb, të mos...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetërshan. Kjo është bërë e ditur përmes...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 1 milion e 108 mijë eurove për mbështetjen e të gjitha familjeve shqiptare...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shpërndarë në rrjetin social "Facebook", një mesazh prekës dhe emocionues...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në një konferencë për media tha se deputetja e VV-së dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjedis,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.