Gresa Behluli po bëhet nënë për herë të parë.
Këngëtarja kosovare javë më parë ka konfirmuar se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të parë.
Gresa është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ka treguar se ajo dhe bashkëshorti po bëhen prindër të një djali.
Ndërkohë ajo në rrjetet sociale kryesisht në instagram ka kërkuar propozime të emrave po vetëm shqip, jo me kuptime tjera.
“P.s. Vetëm propozime të emrave shqip, jo arabisht, jo anglisht, jo spanjollisht…flm në mirëkuptim”, ka shkruar Gresa.
Ndryshe, kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me motren Besianën me titull “Numero Uno”.