Dita e enjte vuri në panik të gjithë qytetarët në Greqi. Njerëzit janë dyndur në banka e në dyqane, në mënyrë që të bëjnë blerjet përpara se masat kufizuese të reja të hyjnë në fuqi në orët e para të së shtunës.
Që prej të enjtes në mesditë, pas lajmit për një izolim të dytë që dha Kryeministri grek, janë vënë re radhë të gjata në të gjitha dyqanet e Athinës, por edhe në qytete të tjera të mëdha.
“Rrugët janë plot dhe pamjet të kujtojnë trafikun e natës para Krishtlindjeve. Në shumë rrugë ka trafik të shtuar. Qytetarët presin në radhë jashtë dyqaneve”,- shkruajnë mediat greke.
Dyqanet ku dyndjet janë më të mëdha janë ato të pajisjeve elektronike, lodra dhe libra, por edhe dyqanet e veshjeve nuk mbeten pas.
Edhe pse është lajmëruar se dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura, shumë qytetarë kanë vrapuar për të bërë blerjet e fundit duke krijuar radhë të gjata në supermarkete.