×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Greqia e mbyllur, frikë për rritje të numrit të viktimave

    FrontOnline
    07 Nëntor 2020

    Grekët kanë vërshuar orët e fundit para karantinës se përgjithshme trejavore mbarëkombëtare tek dyqanet e tregtisë me pakicë.

    Radhë të gjata janë formuar para qendrave tregtare ku blerësit prisnin me durim ,ndërkohe që edhe në orët e mbrëmjes është regjistruar trafiku më i madh prej Krishtlindjeve të dy viteve të fundit me qytetarët e kryeqytetit që kanë dashur të shfrytëzojnë daljen e tyre nga Athina dhe kthimin ditën e dielë para bllokimit të përgjithshëm.

    Ndërkohë specialistët e shëndetësisë dhe organet përkatëse paralajmërojnë se tashme numri më i madh i rasteve regjistrohet tek grupmoshat 19-39 vjeç, ndërsa pritet një rritje e numrit të vdekjeve në ditët e ardhshme nga Covid-19.

    Megjithëse numri i përgjithshëm i qytetarëve tanë në 1 milion persona që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë ,mbetet ende i ulët në Greqi i krahasuar me të dhënat evropiane ,nga ana tjetër numri mesatar i grekëve që kanë vdekur brenda një jave ka kaluar shifrën prej 10 personash në ditë dhe për fat të keq presim të rritet në mënyrë dramatike në ditët e ardhshme.

    Edhe gjatë ditës së premte Greqia ka regjistruar përsëri numër rekord rastesh, 2448 persona të infektuar dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 52.254.

    Përsëri vendin e parë e mban Selaniku që ndodhet në ditën e 4-të karantinës së plotë me 683 raste dhe më pas vjen Athina me 493 , Larisa me 120 dhe Drama me 100.

    Me shqetësim të madh specialistët njoftojnë se numri i të intubuarve ka shkuar tashmë në 196 vetë. Gjithashtu edhe numri i viktimave nga koronavirusi prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 715 , prej tyre 14 në 24 orët e fundit.

    Zëvendës ministri i Mbrojtjes Civile ka njoftuar mbrëmjen e së premtes se ashtu siç janë anuluar gjatë vitit festat kombëtare të 25 Marsit dhe 28 Tetorit apo edhe festimet e Pashkëve, anulohet edhe ceremonia e përkujtimit të përvjetorit të Politeknikumit në 17 Nëntor, çka është pritur me kritika nga grupet e majta dhe partitë opozitare greke.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.