Greqia dhe Turqia anuluan sot manovrat ushtarake të planifikuara javën e ardhshme në Mesdhe, në një përpjekje për të lehtësuar tensionet, njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stotenbergu.
“Unë e përshëndes këtë vendim. Ai është një hap në drejtimin e duhur”, tha zyrtari i Aleancës, pas një takimi të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, raporton ATSh.
Sipas tij, vendimi do të zvogëlojë rrezikun e aksidenteve dhe mund të shërbejë si një bazë për përpjekjet e drejtuara nga Gjermania për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale midis dy vendeve./