×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Grenelli u qepet bisedimeve për ndryshimin e pushtetit në Venezuelë

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Richard Grenelli, aleat i afërt i presidentit Donald Trump, që ka mbajtur një sërë postesh në administratën e tij, ka filluar tinëz një mision parazgjedhor muajin e shkuar, synim i të cilit së paku pjesërisht ishte që ta bindte presidentin venezuelas, Nicolas Maduro, të hiqte dorë nga pushteti.

    Grenelli, si një mbështetës i zëshëm dhe energjik i fushatës së Trumpit për rizgjedhje, u takua më 17 shkurt, diku afër Mexico Cityt, me Jorge Rodriguezin, ish-nënpresidentin venezuelas dhe aleatin e ngushtë të Maduros, me qëllim që ta lehtësojë transicionin paqësor të pushtetit, ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur për të përditshmen “New York Times”.

    Sikur Maduroja të pajtohej që të largohej nga posti, kjo do të ishte fitorja madhore e Trumpit në rrafshin e politikave të jashtme, vetëm pak javë para zgjedhjeve. Por nuk ka dëshmi se rrugëtimi i Grenellit ka pasur ndonjë efekt dhe nuk është as e qartë pse Maduroja, një socialist që qeverisë me grusht të çeliktë e që ka mbajtur pushtetin pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar, do ta shqyrtonte krejt papritur dorëheqjen e tij.

    Rrugëtimi i befasishëm

    Udhëtimi, i cili ishte raportuar në “Bloomberg News” të mërkurën mbrëma, ka zënë të papërgatitur Departamentin Amerikan të Shtetit ama edhe disa prej zyrtarëve të vetë Shtëpisë së Bardhë, teksa ka krijuar konfuzion rreth qëllimit.

    Një person i përfshirë në planifikimin e udhëtimit ka thënë se synimi ishte që të paktën pjesërisht të negociohet për lirimin e të burgosurve amerikanë në Venezuelë, por zyrtari i Shtëpisë së Bardhë dhe Grenelli e hodhën poshtë këtë mundësi. Në kuadër të politikave aktuale amerikane, zyrtarët mund të negociojnë vetëm me Maduron apo besnikët e tij për diskutimin e kushteve të largimit të tij.

    Trumpi kishte kërkuar vitin e shkuar që Maduroja të jepte dorëheqje dhe Shtetet e Bashkuara e kishin njohur zyrtarisht Juan Guaidon, ish-kryetarin e Parlamentit që e udhëheq lëvizjen popullore opozitare të vendit, për president legjitim të Venezuelës.

    Qëndrimi i Trumpit, i cili i priu dënimit të gjithëmbarshëm të Maduros nga komuniteti ndërkombëtar, i përfitoi atij mbështetje midis amerikanëve me qëndrime të serta, përfshirë mes votuesve latinë në Florida që janë vendimtarë për rezultatin përfundimtar të këtij shteti të rëndësishëm elektoral.

    Por, njerëzit e afërt me Trumpin i vënë në pikëpyetje komentet e tija për ndryshimin e udhëheqjes; ish-këshilltari i tij për Siguri Kombëtare, John R. Bolton, ka shkruar në librin e botuar gjatë këtij viti se Trumpi ishte i impresionuar nga vendosmëria e Maduros, i cili e ruajti mbështetjen e ushtrisë.

    Trumpi ishte, po ashtu, dyshues për sa i përket Guidos, ka shkruar Boltoni, duke e quajtur liderin e opozitës si “të dobët” dhe duke iu referuar si “Beto O’Rourke i Venezuelës” – një aludim ky te kongresisti i dikurshëm i Teksasit, përpjekja e pasuksesshme e të cilit për nominimin presidencial të Partisë Demokratike më 2020 nuk i kishte jetësuar pritshmëritë e larta të disave në subjektin e tij politik.

    Në korrik, Trumpi udhëtoi në Florida për ta rishpalosur kundërshtimin e tij për Maduron dhe qeveritë e tjera socialiste në Amerikën Latine. Ai e akuzoi rivalin e tij demokrat, ish-nënpresidentin Joe Biden, për mbështetje “të politikave pro komunizmit” përreth Amerikës Latine, në atë që është parë si përpjekje për ta gjallëruar mbështetjen e lëkundur mes latinëve të shtetit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...
    Vip15 Nëntor 2024
    Mbrëmë në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri Vula konfirmoj ndarjen nga blogerja Sara Hoxha, madje artisti tregoi dhe arsyen. Pas kësaj deklarate,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.