×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Grenelli falënderon një kriminel lufte në Ditën e Veteranëve

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Ish-ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në administratën e Trumpit, Richard Grenell, ka rënë pre e një mashtrimi pasi një korrespondent i një magazine me prirje të majtë e mashtroi duke e bërë që të falënderonte një kriminel lufte për shërbimin e tij në ushtrinë amerikane.

    Ken Klippenstein, korrespondent i revistës “The Nation”, në një postim në Twitter e publikoi edhe fotografinë e Bill Calley-t, duke lënë të kuptohet gabimisht se personi në fotografi është gjyshi i tij, shkruan Businessinsider.

    Calley ishte dënuar për vrasjen e së paku 22 personave të paarmatosur në një masakër në vitin 1968 gjatë Luftës së Vietnamit. Zyrtari ushtarak ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por pas një rigjykimi, i kishte kaluar vetëm tri vjet në arrest shtëpiak.

    Klippenstein tha në postimin e tij se gjyshi i tij është një fans i madh dhe se Grenelli do t’ia ndreqte ditën, nëse ai do t’ia përmendte emrin, transmeton Gazeta Express.

    Sipas pamjeve nga mesazhet e shkëmbyera në telefon, Grenelli e ka pyetur këtë gazetar se si e ka emrin gjyshi, ndërsa korrespondenti ia ka dhënë emrin e Calleyt.

    Katër minuta më sa, Grenelli shkroi në Twitter: “Faleminderit për shërbimin tënd, Bill Calley!”

    Ai më vonë e pranoi se është mashtruar.

    “I mashtruar. Duke u përpjekur të ofroj ndihmë për njerëzit që afrohen në Ditën e Veteranëve. Është një turp që njerëzit e bëjnë këtë në një ditë si kjo. Uashingtoni është një qytet i sëmurë”, shkroi ai

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një i moshuar 87-vjeçar u përplas nga një automjet në aksin Këlcyrë-Përmet, pranë Urës së Këlcyrës. Automjeti drejtohej nga një 32-vjeçar, i...
    Të tjera
    Vip02 Janar 2025
    Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti u përfol...
    Lajme02 Janar 2025
    KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në Kosovë, kanë kryer trajnime në hedhjen e...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i prekur thellë nga vdekja e ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha. Haradinaj në...
    Kronika02 Janar 2025
    Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një i moshuar 87-vjeçar u përplas nga një automjet në aksin Këlcyrë-Përmet, pranë Urës së Këlcyrës. Automjeti drejtohej nga një 32-vjeçar, i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.