×
  • Lajme
  • Lajme

    “Grenelli është homoseksual”, “Edhe unë jam”, “Ja nuk e paskam ditë”: Kurti tallet keq nga dy komedianët rusë

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.

    Siç dëgjohet ai duke thënë në një video të publikuar në një nga llogaritë e komedianëve rusë, Kurti aty flet për mediat e opozitën, duke pretneduar si zakonisht se ka pasur luftë hibride ndaj Qeverisë së tij.

    “Ka pasur luftë hibride kundër qeverisë tonë që herët…kryesisht vjen nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa elementë të tyre brenda Kosove. Prandaj lufta hibride dhe dezinformtat, e dyta ishte premtimet irracionale të opozitës të cilët flirtonin me luftën hibride.

    Dhe e treta disa oligarkë në vend, në veçanti njëri, që ka një TV stacion” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

    Kurti aty flet edhe për emisarin Richard Grenell, për të cilin në fund dëgjohet duke thënë se “ai është homoseksual”.

    “Tërë këto katër vite kundër meje. Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020, e vetmja qeveri e ime u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tash në masë të madhe është rreshtuar me opozitën.

    Ai ka marrë një çmim të lartë në Beograd, të klasit të parë, nuk është në rregull të marrës çmim të atij soji në një vend autoritar dhe të pretendosh të jesh neutral.

    Tash ka një punë të re, Instituti Kenedi, ku ka të bëjë me vlerat e ShBA-së…

    Ai është homoseksual vetë” – thotë Kurti.

    Këtu, komedianët i thonë: “A e di që edhe unë jam homoseksual?”

    “Jo se di” – përgjigjet Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e saj,...
    Lajme30 Mars 2025
    Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festë kjo e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Manifestimi...
    Lajme30 Mars 2025
    Sot pas mesnate akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara, në atë që njihet si ora verore. Zyrtarisht ora ndryshoi në orën...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit e besimit islam me rastin e festës së Fitër...
    Lajme29 Mars 2025
    Një qen në Prishtinë është bërë viral në media pasi incizohet duke pritur semaforin. Euroneës në Shqipëri ka publikuar videon e qenit...
    Lajme29 Mars 2025
    Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si lëvizje të mençur veprimin e presidentit të Kenias William Ruto, për ta...
    Lajme29 Mars 2025
    Një fabrikë që paguan 1000 euro në muaj për rrymë do të paguajë 1150 euro në rast të shtrenjtimit për 15 për...
    Lajme29 Mars 2025
    Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga mbi 11 mijë sa janë të obliguar...
    Lajme29 Mars 2025
    Mendimi për motin – 28.03.2025 – Trendet dyjavore Javën e parë të prillit, pas të reshurave të shiut fillimisht, në pjesën e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.