Derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt fundit, reagimet e kritikat ndaj këtij institucioni janë shpeshtuar.
Ditë më parë, emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, bëri thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.
“Gjykata Speciale është duke vazhduar punën e vet dhe se procedurat gjyqësor janë duke shkuar nga fundi dhe nuk besoj që deklarimet mund të kenë ndonjë ndikim tek puna e dhomave të specializuara. Gjykata Speciale ka qenë aktive edhe në kohën kur Trumpi ka qenë president pra në mandatin e parë dhe nuk besoj që do të ketë në këtë mandat do ketë ndonjë ndikim, sepse Gjykata Speciale nuk i ka donatore vetëm SHBA-të por merr donacione edhe nga shtete të tjera të BE-së, dhe shtete të treta kontribuuese”, ka thënë Aliaj.
Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të 2023, e në paraburgim janë nga viti 2020 dhe së fundmi kjo masë iu vazhdua deri së paku me 20 maj të këtij viti, ani se Prokuroria tashmë i ka përfunduar edhe dëshmitarët.