×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: Rugova, Thaçi e Hoti kishin marrëdhënie të shkëlqyera me ShBA’në, hera e vetme kur ka krizë janë me Kurtin kryeministër

    FrontOnline
    06 Janar 2025

    I emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi sot se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme, e përmendi edhe vetë Grenellin.

    Grenell ka thënë se hera e vetme në 35 vite kur në marrëdhëniet Kosovë-ShBA’së ishin në krizë, janë me Kurtin si Kryeministër, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka përmendur Presidentin Historik Ibrahim Rugova, Ish-Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, për të cilët ka thënë se kanë pasur raporte të shkëlqyeshme si me republikanët ashtu edhe me demokratët.

    “Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA (edhe Kosovë – BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër”, ka deklaruar Grenell për Nacionale.

    Ndryshe, Kurti tha sot se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me ShBA’në, jo veç në diplomaci por edhe në mbrojtje e zhvillim.

    Sa i përket Grenell, Kurti tha se ai është emëruar me detyra në Kore të Jugut, Venezuelë e misione të posaçme dhe se sipas tij e kaluara nuk do të ndikojë në raportet aktuale.

    “Në raport me Amerikën kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme, që nuk janë vetëm në diplomaci por edhe të mbrojtjes e zhvillimit. Në fushën e mbrojtjes po bëjmë më shumë blerje. Po bëjmë trajnime të ndryshme. Nuk shoh kurrfarë vështirësish për marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, që janë partneri ynë kryesor. Unë nuk besoj që do të ndikojnë në raportet tona. Ish-emisari Grenell ka detyrë për Korenë e Jugut, Venezuelën dhe misione të posaçme, është e rëndësishme çfarë emërime të reja do të ketë në administratë”, ka deklaruar Kurti për Kosovapress.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme07 Janar 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi ashpër ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun dhe kryetarin...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, do të udhëtojë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi nga 7-11 janar....
    Lajme07 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve të para fushatës zgjedhore po përmend Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. “Nuk jemi...
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për deputet mga PDK, Ferat Shala është takuar me veprimtarë dhe veteranë të qytetit të Vushtrrisë, e ndër ta edhe me...
    Lajme07 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump u shpreh kundër “armatizimit të drejtësisë” nga demokratët dhe sulmoi këshilltarin special amerikan, Jack Smith gjatë...
    Lajme07 Janar 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka informuar publikun rreth procesit të rekrutimi të punonjësve të rinj. Sipas KEK-ut,...
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Deçan e Pejë, ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.