I Dërguari Special i Presidentit amerikan për Negociatat e Paqes në Serbi-Kosovë, Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter, e ka falënderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare, raporton Gazeta Express.
Zgjerimi i kapacitetit të vendkalimit kufitar në Merdare, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, u mirëprit nga i dërguari i SHBA-së për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Grenel shkroi se ky ishte një veprim i madh, duke i shprehur mirënjohje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Është një veprim i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar shkurt Grenell.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1316040765571846144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1316040765571846144%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrenell-reagon-pasi-serbia-tregohet-bashkepunuese-ne-merdare%2F