Ish-emisari i posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar polemikën me ish-diplomatin Wolfgang Ischinger. Grenell ia kujtoi këtij të fundit qëndrimin e gazetarit gjerman, Michael Martens, lidhur me kandidatin për kryeminsitër të VV’së, Albin Kurtit.
Gazetari Martens ditë më parë kishte shkruar një cicërimë në rrjetin social twitter, ku thotë se Kurti po dëshiron ta ndërrron Kushtetutën e Kosovës, në mënyrë që përmes një referendumi ta bashkojë Kosovën me Shqipëri.
Sipas tij, një ‘kryeministër’ potencial po pretendon që të shkatërrojë vendin e tij. Këtë teori Martens e quajti “Me të vërtetë e pazakontë”.
“Albin Kurti thotë se ai dëshiron ndryshimin e kushtetutës së Kosovës për të mundësuar një referendum për të bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ai thotë se do të votonte për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”, ka shkruar Martens.
Këtë cicërimë, Grenell e rishpërndau në llogarinë e tij në twitter duke e “detyruar” edhe ish-diplomatin Ischinger ta shohë.
Albin Kurti says he favors changing the Kosovar constitution as to enable a referendum on the unification of Kosova and Albania. He adds he´d vote for such a unification. A (potential) Prime Minister arguing for the abolishment of his own country. Unusual indeed.
— Michael Martens (@Andric1961) February 24, 2021
cc: @ischinger @ianbremmer https://t.co/YH7VpxrYo1
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 6, 2021