Grenell e ka shpërndarë në Twitter një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.
Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.
Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta.
“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai.