Ambasadori Richard Grenell po e mbron atë që e tha Donald Trump në fjalimin që pati pas mbajtjes së zgjedhjeve e që akuzoi se ka pasë mashtrim me vota, përkundër që nuk dha ndonjë provë për ta mbështetur këtë deklaratë të tij.
Grenell në një cicërimë tha se demokratët kanë hezituar të tregojnë letërnjoftimin e tyre kur kanë hedhur votën.
“Demokratët gjithmonë kanë kundërshtuar të tregojnë ID-në. Demokratët kanë qenë gjithmonë kundër që të tregojnë një ID për të votuar. Tani e dimë pse. Ata duan të numërojnë votat e paligjshme. Kërkesa jonë është të numërojmë vetëm votat LIGJORE”.
Deri më tani Biden është duke prirë me 253 vota elektorale, ndërsa Trump me 213.