Një grua greke e moshës 92-vjeçare është ritakuar për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore me dy çifutë që i kishte ndihmuar për të shpëtuar nga përndjekja e nazistëve kur ata e kishin pushtuar Greqinë.
Kur ishte adoleshente, Melpomeni Dina, i kishte fshehur gjashtë pjesëtarë të familjes Mordechai në shtëpinë e saj dhe më pas i kishte ndihmuar që të iknin.
Më shumë se shtatë dekada më vonë, ata u takuan përsëri mes lotësh në muzeun memorial të Holokaustit në Jerusalem.
Personat që i kishin mbijetuar Holokaustit, Sarah Yanai dhe Yossi Mor, i sollën me vete në këtë takim edhe 20 fëmijët, nipërit e mbesat e tyre.
“Nuk ka fjalë që e përshkruajnë këtë ndjenjë. Është shumë emocionale për ne që jemi përsëri bashkë. Ishim fshehur në shtëpinë e saj. Ajo ma shpëtoi tërë familjen. Gjashtë njerëz…nuk mund të paramendoni sa e rrezikshme ishte kjo për të, për familjen e saj. Ata na e shpëtuan jetën”, tha Sarah Yanai.
Gjermania naziste e kishte pushtuar Greqinë në vitet 1941-1944 dhe shumica e popullsisë çifute, rreth 80 mijë njerëz, vdiqën nga përndjekja e nazistëve. Shumë prej tyre ishin vrarë në kampin famëkeq, Auschwitz, shkruan “BBC”./Front Online/

Të tjera
-
11:51 | 21 Shkurt 2021
-
11:47 | 21 Shkurt 2021
-
11:43 | 21 Shkurt 2021
-
11:40 | 21 Shkurt 2021
-
11:29 | 21 Shkurt 2021
-
11:28 | 21 Shkurt 2021
-
11:28 | 21 Shkurt 2021
-
11:23 | 21 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaRyva shfaqet duke u ‘rrezitur’ në Durrës11:12 | 21 Shkurt 2021
-
11:09 | 21 Shkurt 2021
-
11:09 | 21 Shkurt 2021
-
10:57 | 21 Shkurt 2021