Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shpeshherë bëhet thirrje për avancimin e grave, veçanërisht në fushat ku konsiderohet se dominojnë burrat, siç është ajo e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit.
E rrugët më të lehta për ngjitjen e shkallëve të karrierës janë trajnimet profesionale, të cilat mundësojnë që të përvetësoni aftësi të nevojshme për tu bërë profesioniste të këtyre fushave.
Me rastin e 8 Marsit, PBC Academy ka nisur një kampanjë, sipas të cilës gratë dhe vajzat përfitojnë 20% zbritje në të gjitha trajnimet. Trajnimet do të zhvillohen në fushat: Internet of Things, UX/UI, Web development, Mobile IOS App Development, Mobile Android App Development, Python Programming, Cyber Security, Social Media Management dhe Little Bits.
Detajet dhe mënyrën e aplikimit në këto trajnime i gjeni në linkun: https://pbc.academy/Trainings
PBC Academy është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ka licensën e punës nga MASh-i. Me certifikimin në këto trajnime ju mund t’ia siguroni vetes punën.
https://www.facebook.com/pbcacademyks