Edhe pse mbështetja e familjes nuk ju mungon, grat me kancer të gjirirt nuk mbështeten sa duhet edhe nga shteti.
Nafije Latifi është shprehur se nuk po mendohet sa duhet për këtë gra.
“Qeveritë tona po ndërrohen, pa kanë punë më të rëndësishme sipas tyre, e jo të mendojnë për shëndetin e popullit. Kështu që ne kemi Institutin Onkologjik i cili në të vërtet i trajton këto gra me kancer të gjirit me përkushtim njerëzor e profesional”, ka thënë ajo për Front Online.
11 muajt e harresës, tetori e rikthen vëmendjen ndaj grave me kancer të gjirit
Përndryshe, ajo ka treguar se është rritur vetëdijesimi i grave për të kryer kontrolle, në mënyrë që të parandalohet me kohë kjo sëmundje.
“Mjaft nuk është kurrë, mirëpo shumë më tepër janë të informuara dhe ndërgjegjësuara gratë se sa mundësia që ju ofron shoqëria për diagnostikim dhe trajtim. Ne kemi bërë çdo gjë të mundshme që gratë ta dinë që kjo sëmundje atakon çdo të 10 grua, dhe të kenë kujdes për shëndetin e tyre”, ka shtuar ajo për Front Online.