Gjysma e njerëzve janë të pakënaqur me peshën e tyre trupore, kështu që numërimi i kalorive u jep atyre një lloj komoditeti dhe kontrolli, dhe ata duan të humbin peshë më shpesh për shkak të partnerit të tyre. Gratë kalojnë mesatarisht 21 minuta në ditë duke menduar për zakone të ngrënies, ndërsa burrat e bëjnë atë vetëm tre minuta më pak, ka treguar hulumtimi.
Obsesioni për një trup të hollë dhe pamje të bukur, femrave u kushton gati një vit jetë. Pra, shumë gra shpenzojnë një vit të plotë të jetës së tyre duke numëruar kaloritë, ndërsa burrat humbin 304 ditë të jetës së tyre. Më shumë se gjysma e njerëzve janë të pakënaqur me peshën e tyre trupore, kështu që numërimi i kalorive u siguron atyre një lloj komoditeti dhe kontrolli. Ata zakonisht duan të humbin peshë për shkak të anëtarëve të familjes, miqve ose partnerëve. Aplikimet përdoren për të numëruar kaloritë, por shumica e tyre mbajnë një ditar diete. Pavarësisht kësaj, ato e pranojnë se u duhet shumë kohë, por që ato thjesht nuk mund të rezistojnë, konfirmoi studimi./FrontOnline/