Nga 16 mijë e 262 biznese sa kanë pasur mundësi të aplikojnë në Komunën e Prishtinës që të jenë përfituese të grantit prej 5 milionë eurove, kanë aplikuar vetëm 7 mijë e 209 biznese.
Ndërsa, këto biznese të cilat do të jenë përfituese të këtij granti nëse gjithçka shkon sipas llogaritjeve të parapara atëherë mjetet e tyre do t’i kenë në llogari më së largu deri më 10 dhjetor.
E, në bazë të përllogaritjes secili biznes do të jetë përfitues i përafërsisht 700 eurove.
Kështu, ka thënë në një prononcim për FrontOnline, nënkryetari i Komunës së Prishtinës Muhedin Nushi.
“Në këtëgrant ose në këtë aplikacion kanë pasur mundësi potencialisht të aplikojnë 16 mijë e 262 biznese të cilat i takojnë kategorive 1 dhe 2 e që nënkupton, në kategorinë 1 marrin pjesë ato biznese që e kanë të lajmëruar qarkullimin vjetor pranë ATK-së, prej zero deri në pesë mijë euro edhe kategoria e dytë prej pesë mijë deri në 50 mijë euro. Nga këto më tepër se 16 mijëbiznesesa kanë aplikuar deri mbrëmëdmth ka përfundu aplikimi 7 mijë e 209 biznese”, ka thënë Nushi.
Nushi, ka treguar se aplikimi ka përfunduar dje në orën 00:00, derisa ka shtuar se do të kenë kohë deri më 6 dhjetor që të pastrojnë databazën në mënyrë që t’i kontrollojnë të gjitha llogaritë e bizneseve se a ka pasur ndonjë gabim në aplikim.
Po, thotë se edhe pse aplikimi ka qenë vetëm për bizneset e Komunës së Prishtinës, kjo nuk ka ndodhur, pasi që ka pasur aplikime të bizneseve edhe nga komunat e tjera.
“Këtë rast sepse këtë që po e them këtë të tretën a është biznes i Komunës së Prishtinës po e them qëllimisht sepse ka pas edhe aplikime nga komuna të tjera. I kemi dikund tri aplikime që vet i kemi vërejt, një ka qenë prej Graçanicës dhe dy prej Malishevës të cilat do të eliminohen. Prandaj numri prej 7 mijë e 209 aplikuesve me siguri se do të zvogëlohet. Sa do të zvogëlohet nuk e di por besoj që do të jetë 7 mijë e 100 ose afër 7 mijë e 100”, ka deklaruar Nushi për FrontOnline
Nënkryetari i Prishtinës, ka thënë se pas përfundimit të pastrimit të databazës lista do të publikohet në webfaqe të Komunës.
“Tëgjithë atyre do t’u shpërndahet shuma prej 5 milionë eurove, në këtë rast nëse do ti kemi dikund 7 mijë e 100 ose 7 mijë e 50 aplikime në fund si databazë të pastër atyre, secilit prej tyre do t’i takon proporcionalisht ka 700 euro përafërsisht 700 euro”, ka shtuar Nushi.
Ai, ka shpjeguar edhe procedurat se deri kur mund të ndodhë që bizneset t’i kenë në llogaritë e tyre mjetet e përfituara.
“Ne do t’i dërgojmë mjetet sepse lista jonë definitive do të vendoset nëcd dhe ashtu nëcd do t’ia dorëzojmë thesarit që me datën 8 ose eventualisht me datën 9 dhjetor, mandej varet prej thesarit se kur do t’i disburson mjetet, kështuqë ne mjete kemi dhe nuk është aspak problem. Prandaj, nëse çdogjë shkon në rregull në thesar unë besoj që prej datës 9 eventualisht datës 10 dhjetor munden me i prit mjetet në llogaritë e tyre, pro që kjo datë varet prej thesarit”, ka pohuar nënkryetari Nushi.
Ndërsa, për mediat të cilat janë me bazë në Prishtinë, Nushi ka thënë se do t’i subvencionojnë me 100 mijë euro, duke shtuar se sot është dita e tretë dhe se ende nuk ka aplikuar asnjë medium.
“Deri më tash ka pas pyetje më tepër por që aplikime deri më sot nuk ka pas do të thotë deri mbrëmë nuk ka apliku asnjë medium i pavarur”, ka thënë Nushi.
Komuna e Prishtinës po ashtu ka vendosur që të ndaj edhe nga 50 euro për personat e prekur me Covid-19 nën moshën 65 vjeçare dhe me nga 100 euro ata që janë mbi 65 vjet./FrontOnline.