Emri i Granitit këto javë është lakuar shpesh krah Semit. Shkak është bërë Fifi e cila gjatë gjithë kohës ka shprehur xhelozinë e saj hapur. Ajo i ka thënë shpesh modelit se flirton me Semin, gjë e cila është mohuar nga ai.
Nga ana tjetër, Semi dhe Graniti janë parë shpesh shumë të afërt. Madje, rrëfimin më emocionues, atë për ndarjen e prindërve dhe vështirësitë e jetës e ka bërë me Semin.
Graniti është shprehur se me këngëtaren ndihet mirë e po ashtu ka thënë se “është detyruar” të largohet nga ajo për shkak të debateve që ka patur me Fifin.
Mirëpo, duket se xhelozia e kësaj të fundit nuk ka qenë pa shkak. Sot në “Fan Club”, Graniti pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do flirtonte me Semin.
I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin.