Granit Xhaka reagon për herë të parë pas zërave që e afrojnë me Romën. Ditët e fundit, mediet sidomos në Itali, kanë shkruar për vlerësimin që ka Jose Mourinho për të, duke aluduar për transferimin e tij në “Qytetin e Përjetshëm”.
Futbollisti shqiptar i Arsenalit, i cili përfaqëson Zvicrën në rang përfaqësuesesh, është shprehur:
“Kam lexuar lajme për interesimin e Romës për mua, kjo më bën të ndihem krenar. Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se çfarë ka mundur të bëjë në karrierën e tij si trajner. Ai di si fitohen trofetë, mjafton të shohësh punën që ka bërë vitet e fundit. Tani unë jam 100% i përqendruar në ekipin kombëtar. Kjo është më e rëndësishme se thashethemet që po thuhen. Kam edhe dy vite kontratë në Londër dhe Arsenali e di se çfarë ka marrë prej meje. Kur të vijë koha do të flasim për një transferim të mundshëm.”
Ky prononcim në Itali shihet si “shkelje syri”, pasi Xhaka nuk hedh poshtë një transferim të tillë, përkundrazi vetëm vlerëson trajnerin portugez, duke rritur shpresat e tifozëve verdhekuq për ta parë në Romë./SS/