Përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë publike fanellat e reja të cilat do të përdoren për ndeshjet si mysafirë.
Ndër lojtarët që ka qenë pjesë e prezantimit ka qenë edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Kapiteni i Arsenalit përmes llogarisë së tij në Facebook ka publikuar dy fotografi gjatë prezantimit, teksa e ka përcjellur me një mbishkrim.
“Zvicra jemi ne”, ka shkruar shkurt Xhaka në rrjetin social.
Ngjyra e bardhë mbizotëron në fanellën e dytë të përfaqësueses zvicerane, ndërkohë që ajo është dizajnuar nga kompania e njohur “Puma”.
Zvicra është pjesë e Kampionatit Evropian “Euro2020” që mbahet këtë vit pas shtyrjes për shkak të pandemisë me COVID-19.