Granit Xhaka pritet të largohet këtë afat kalimtar veror nga skuadra e Arsenalit.
Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Mikel Artetës tek Arsenali, shkruan FrontOnline.
Megjithatë, një ofertë e Romës duket se e ka “tunduar” klubin nga Londra e Veriut.
Raportohet se Roma është shumë pranë transferimit të mesfushorit shqiptar për 20 milionë funte.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho e kishte lavdëruar Xhakën dy vite më parë dhe duket se ai e kërkon futbollistin llapjan në kryeqytetin italian./FrontOnline/