Është dorëzuar vullnetarisht në polici, Granit Elshani – i dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në diskotekë “City Club” në Pejë, në vitin 2010.
Kështu raporton Sinjali, ku aty thuhet se dorëzimi u bë në Policinë Rajonale në Pejë.
Personi që u dorëzua është i familjes Elshani e cila tash e shumë vite janë në hasmëri me familjen Kelmendi të Pejës, konflikt ky i cili la të vdekur shumë njerëz.
Klankosova.tv, ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Pejë, lidhur me dorëzimin e Elshanit, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë qenë të qasshëm.