×
  • Lajme
  • Lajme

    Gramos Agusholli për lejimin e importeve serbe: Vendim i drejtë i Qeverisë “Kurti”

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Gramos Agusholli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një vendim të drejtë, pas presionit të vazhdueshëm nga shtetet evropiane, veçanërisht Gjermania. Ai theksoi se këto vende paralajmëruan se mosheqja e masës do të rrezikonte përjashtimin e Kosovës nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit.

    ‘’ Pas presionit të vazhdueshëm nga shtetet Evropiane, veçanërisht nga Gjermania, të cilat paralajmëruan se nëse kjo masë nuk hiqet do të rrezikojmë përjashtimin nga CEFTA dhe procesi i Berlinit, mendoj se vendimi i Qeverisë për të tërhequr masën ishte i drejtë’’, tha Agusholli për FrontOnline.

    Agusholli nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së raporteve të mira me shtetet evropiane, duke theksuar se është në interes të Kosovës të respektojë marrëveshjet për tregtinë e lirë, pasi ato mbështesin zhvillimin ekonomik dhe lidhjet me rajonin. Ai beson se, pavarësisht sfidave me Serbinë, zbatimi i tregtisë së hapur do të sjellë përfitime për ekonominë.

    ‘’Është në interes të Kosovës si shtet që të respektojë marrëveshjet për tregtinë e lirë, pasi janë mekanizma që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e lidhjeve me rajonin. Pavarësisht sfidave me Serbinë dhe divergjencave politike, ekonomia jonë do të përfitojë nga zbatimi i një tregtie të hapur dhe të lirë’’, tha Agusholli.

    Ai argumentoi se rreziku i përjashtimit nga organizatat ndërkombëtare është më i rëndësishëm se sa impakti i tregtisë me Serbinë, dhe përjashtimi do të kishte pasoja afatgjata për vendin.

    ‘’A është më i madh rreziku i përjashtimit nga organizatat ndërkombëtare, të cilat ndihmojnë integrimin e Kosovës në ekonominë globale dhe Evropiane, apo është më i madh impakti i tregtisë me Serbinë?

    Përjashtimi nga këto struktura do të kishte pasoja shumë më të rënda për vendin në terma afatgjatë’’ deklaroi Agusholli, për FrontOnline.

    Agusholli gjithashtu shprehu besimin se qytetarët e Kosovës janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për produktet serbe dhe inkurajoi vazhdimin e bojkotit të tyre, duke mbështetur prodhuesit vendorë. Ai nuk pret që ky vendim të ketë ndikim negativ në bizneset lokale; përkundrazi, ai beson se do të rrisë konkurrencën dhe do të nxisë prodhuesit vendas të ofrojnë produkte më cilësore dhe me çmime më të mira, duke përfituar kështu konsumatorët.

    ‘’Sipas mendimit tim bojkotimi i tyre duhet te vazhdoj dhe te përkrahet prodhuesi vendor. Nuk pres që ky vendim të ketë ndikim të madh negativ në bizneset lokale, përkundrazi. Nëse ky vendim rrit konkurrencën dhe nxit prodhuesit vendas të ofrojnë produkte më cilësore dhe me çmime më të mira, konsumatori do të përfitojë’’, u shpreh Agusholli.

    Hyrja e mallrave serbe/ Rafuna: Veprim i drejtë, por i dëmton bizneset e Luginës

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.