Disa mbishkrime janë vendosur te nënkalimi afër ndërtesës së KEK-ut në Prishtinë me emrat e ud.presidentes Vjosa Osmani dhe anëtarit të LVV-së Glauk Konjufcës, ku mbi të parën është vendosur shenja “X”, kurse pranë emrit të Konjfucës është shënuar numri “1 Vetëvendosje”.
Sipas këtij mbishkrimi numri 1 në listën e partisë së Lëvizjes Vetëvendosje e mban emrin e Glauk Konjufcës, i cili është kandidat për deputetë nga kjo parti.
Ajo që shihet në këtë mbishkrim është emri i u.d presidentes Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garon për postin e presidentes, por që sipas këtij mbishkrimi nuk është e para në listën e LVV-së përmes së cilës garon në zgjedhje.