Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e armës në një market në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Grabitësit kanë arritur që të marrin arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 euro dhe një sasi e cigareve.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 (pesë qind) € dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./FrontOnline/