Një grabitje është raportuar së fundi në rajonin e Gjilanit.
Viktima mashkull ka raportuar se tre persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij, njëri prej tyre i armatosur dhe kanë kanosur viktimën nga ku më pas kanë grabitur para të gatshme dhe stoli ari.
“Gjilan 15.11.2022-18:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij, ku njëri nga ta ka qenë i armatosur, duke kanosur viktimën i kanë grabitur para të gatshme dhe stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar e as të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia.