Grabitje me armë në një pompë derivateve në Prishtinë
Një grabitje me armë ka ndodhur në një pompë të derivateve në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Tre persona të maskuar, njëri nga ta nën kërcënim të armës ka grabitur rreth 300 euro para të gatshme nga marketi që gjendet pompën e derivateve.
Pas grabitjes të tre personat janë larguar në drejtim të panjohur. Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 27.10.2020-01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në marketin e pompës së derivateve, tre persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre me armë të gjatë, duke e kanosur i kanë grabitur rreth 300 € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.