Dy punëtorë kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e tyre të punës në një pikë derivatesh janë kërcënuar me armë nga një i panjohur, i cili u ua ka grabitur një shumë të parave.
Sipas viktimave, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE/Rr. Pejës-Bresje, Fushë Kosovë 31.10.2020 – 02:33. Dy viktima meshkuj Kos. kanë raportuar se deri sa kanë qenë në vendin e tyre te punës në një pikë të derivateve, një person i panjohur nën kërcenim të armës (revoles) ua ka marrë një shumë të parave. Sipas viktimave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.