Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.
Cak i kësaj grabitje ka qenë një filiale e një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.
Lajmin pë FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës., Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave”, ka thënë ajo.
Sipas Policia me të marrë informatën a dal në vendin e ngjarjes.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që një person i dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga aty një shumë të parave”, ka deklaruar Ahmeti.
Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm./FrontOnline/