×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitja e njërës nga bankat e Prishtinës,nuk është sulmuar roja i bankës, por puntori i një kompanie

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Në grabitjen që ka ndodhur sot në njërën nga bankat e kryeqytetit është raportuar se roja i bankës në fjalë është sulmuar.

    Por, këtë gjë e ka mohuar njëra nga kompanitë në Kosovë, e cila ka sqaruar se e vërteta qëndron se është sulmuar vetura e komanisë ‘ Delta Securyty’, transmeton Front Online

     

     

     

     

    Sqarimi i plotë

     

     

    SQARIM PËR OPINIONIN

    Të nderuar qytetarë, klientë dhe bashkëpunëtorë,

    Sot në mjetet e informimit si dhe në njoftimin e publikuar nga Policia e Kosovës, rreth rastit të grabitjës së një filiale të një banke në Prishtinë, respektivisht në rrugën B, rast ky i cili ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, është dhënë lajmi se: “është sulmuar me armë zjarri roja i objektit”. Andaj, për hir të informimit të saktë të opinionit dëshirojmë të ju informojmë se ka pasur një keqinformim në këtë rast, sepse në rastin në fjale nuk ka pasur të bëj me rojën e objektit, por bëhet fjalë për ekipin patrullues të Delta Security. Ekipi Patrullues i Delta Security, ka intervenuar në alarmin i cili është aktivizuar në lokalin afër filiales së bankës. Alarmi ky i cili është aktivizuar për shkak të shpërthimit. Pasi që është aktivizuar alarmi, ekipi patrullues ka arritur në vendngjarje për një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë, në filialen e bankës ka qenë duke u zhvilluar grabitja dhe personat e dyshimtë të armatosur kanë shtënë me armë në drejtim të veturës së ekipit patrullues të Delta Security, me ç’rast është goditur vetura me disa predha.

    Fatmirësisht nga ky akt kriminal nuk ka të lënduar, përveç dëmëve materiale që janë shkaktuar nga plumbat e armës së grabitësve të cilët kanë shtënë në drejtim të veturës së kompanisë Delta Security. Urojmë që raste të tilla të mos përseritën, që të mos rrezikohet personeli i sigurisë në kryerjën e detyrës.

    Me respekt, Delta Security

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.