×
  • Lajme
  • Lajme

    GP AVIATION dhe PRISHTINATICKET nisin fluturimin e parë drejt kyeqytetit të Francës

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Sot, më 4 prill 2025, GP Aviation dhe PrishtinaTicket realizuan me sukses fluturimin e parë në linjën e re Prishtinë–Paris–Prishtinë, duke e shtuar kështu Parisin si destinacionin e 24-të që lidhet drejtpërdrejt me kryeqytetin e Kosovës.

    Kjo linjë e re është pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të rrjetit të fluturimeve që GP Aviation dhe PrishtinaTicket ofrojnë nga Prishtina drejt qyteteve kryesore evropiane si:
    • Francë: Paris
    • Zvicër: Zürich, Basel, Geneva
    • Gjermani: Düsseldorf, Stuttgart, München, Münster, Hannover, Hamburg, Berlin,
    Bremen, Dortmund, Memmingen, Nürnberg, Köln
    • Suedi: Göteborg, Malmö, Stokholm, Växjö
    • Finlandë: Helsinki
    • Luksemburg
    • Slloveni: Ljubljana

    Zhvillimi i vazhdueshëm:

    Bashkëpunimi midis GP Aviation dhe PrishtinaTicket filloi në vitin 2020 dhe që nga viti 2021 e deri më sot, është shënuar një rritje e konsiderueshme si në numrin e destinacioneve, ashtu edhe në numrin e udhëtarëve që fluturojnë nga dhe drejt Prishtinës.

    Statistikat e udhëtarëve:
    • 2021: 177.152 udhëtarë
    • 2022: 365.357 udhëtarë
    • 2023: 480.781 udhëtarë
    • 2024: 920.813 udhëtarë
    • 2025: pritet të arrijë në rreth 1.5 milion udhëtarë

    Kjo rritje e madhe është mundësuar falë ofertave të favorshme të biletave dhe shtimit të konkurrencës në treg, duke e bërë udhëtimin më të qasshëm për diasporën dhe qytetarët që udhëtojnë për arsye familjare, pune apo turizmi.

    Konkurrencë dhe destinacione të reja:

    GP Aviation dhe PrishtinaTicket kanë rritur ndjeshëm konkurrencën në linjat ekzistuese dhe kanë hapur
    destinacione të reja që më parë nuk ishin të mbuluara nga linjat ajrore që operonin gjatë viteve
    2000–2019. Disa nga këto janë:
    Paris, Münster (Osnabrück), Bremen, Malmö, Göteborg, Stokholm, Helsinki, Nürnberg, Ljubljana,
    Luxemburg, Köln, Växjö.

    Krahasuar me periudhën 2000–2019, numri i destinacioneve është trefishuar në periudhën 2021–2025.
    Ky zhvillim nuk lidhet drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave, por me strategjinë e zgjerimit të ofertës
    ajrore dhe përmirësimit të kushteve të udhëtimit për të gjithë udhëtarët.

    Mirë se vini udhëtarë të Parisit!

    Urojmë mirëseardhjen për udhëtarët e linjës së re Paris–Prishtinë, e cila do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte, gjatë gjithë vitit 2025–2026, si një linjë e rregullt direkte.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Prill 2025
    DDeputeti britanik i Partisë Laburiste, Alex Sobel ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë plotësisht Kosovën në rrugëtimin...
    Lajme10 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se takimi i fundit që ka pasur me kryeministrin në detyrë,...
    Lajme10 Prill 2025
    Një rast i zhdukjes u raportua në Prizren, pasi një person nuk shkoi për disa ditë me radhë në shtëpinë e tij....
    Të tjera
    Lajme10 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë një Qeveri të udhëhequr nga kryetari...
    Lajme10 Prill 2025
    Problemet në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan nisën dhe vazhduan me epilogun final dështimin për të përfunduar në kohë. Gazetari Lavdim Hamidi vlerëson...
    Lajme10 Prill 2025
    Ish-luftëtari i UÇK’së, Bujar Haradinaj ka rrëfyer për 7 plagët e marra gjatë kohës së luftës, ku tregon se edhe varri i...
    Bota/Rajoni10 Prill 2025
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Institutit për Krime Lufte në Prishtinë, në cilësinë e...
    Vip10 Prill 2025
    Një pretendim i ndjeshëm ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke sugjeruar se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë...
    Lajme10 Prill 2025
    Në të kaluarën i hapte dritaret çdo mëngjes për ta ajrosur shtëpinë. Por, Izet Grajqevcit, 53- vjeçarit nga Obiliqi, një gjë e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.