×
  • Lajme
  • Lajme

    Gorani: Do ta pranojmë Asociacionin ose do të flitet për shkëmbim territoresh

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Opinionisti Dukagjin Gorani, ka thënë se Kosova ose duhet ta pranojë Asociacionin e Komunave serbe do të flitet për shkëmbim territoresh.

    Dukagjin Gorani, ka komentuar ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi, derisa ka kritikuar Qeveritë e Kosovës lidhur me qasjen ndaj këtij procesi.

    Ai tha se ato vazhdimisht kanë thënë “S’kemi qare pa shkuar në dialog se po na thonë të huajt”.

    “Dialogu ka qenë imponim ndërkombëtar. Mirëpo ti përpara imponimit ndërkombëtar nuk ke shumë zgjidhje. Ose do ta pranosh ose do ta refuzosh duke u ballafaquar me izolim. Nëse e pranon me imponim, edhe duhesh ta pranosh sepse Kosova nuk është një vend që mundet të shtyhet me bashkësinë ndërkombëtarë, sidomos jo me atë pjesë e cila efektivisht ta do të mirën.Atëherë dialogu është dashur ta marrim pro aktivisht. Jo sikur qeveritë e kaluara që kanë thënë “S’kemi qare pa shkuar në dialog sepse po na shtyjnë të huajt”. Por, neve po na shkohet në dialog dhe jemi të interesuar që ti përfundojmë ato çështjet e pazgjidhura nëse ka më Serbinë dhe jemi të interesuar për fqinjësi të mirë”, ka thënë Gorani.

    Tutje ai ka thënë se është çuditur mekanizmat që kanë përdorur qeveritë, për të mos shkuar në dialog.

    “Mua më ka çuditur gjithmonë dalja me mekanizma anësor për ta evituar përgjigjen në një pyetje shumë të thjeshtë. Nëse nuk të shkohet në dialog, mos shko. Nuk ke nevojë të vendosësh taksë. Nuk ke nevojë me gjetë zgjidhje kreative për ta bllokuar procesin. Nëse dëshiron ta bllokosh procesin mos shko dhe do të mbetesh i izoluar”, është shprehur tutje Gorani.

    Gorani, tha se Kosova ose duhet ta pranojë Asociacionin e Komunave Serbe, ose do të ketë diskutime për ndonjë shkëmbim të territoreve.

    “Këtu bëhët fjalë për negociata. Këto negociata duhet të përfundojnë me një kompromis. Ai kompromis është ofruar tani në dy rrafshe. Dhe tani dorën në zemër njëra nga to tani është edhe obligim ndërkombëtar Ose do ta pranosh Asociacionin e Komunave Serbe, ose do të përfshihet në diskutime gjeopolitike të rajonit që e përfshijnë ndonjë shkëmbim të territoreve ose rishkrim të kufijvë. Asnjëra nga palët e përfshira në këtë proces negociator nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje tjetër kreative, por janë futur në istikamet që propozohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai në Rubikon.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi sot do të zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka bërë një postim rreth kësaj dite...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ramiz Kelmendi, pronar i zinxhirit të marketeve ETC, thotë për FrontOnline se e sheh të paarsyeshëm ligjin për tatimin në pronë dhe...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe ka bërë të ditur se sot do të organizojnë protestë. Në njoftimin e kësaj partie thuhet se protesta do...
    Lajme10 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në njoftimin e këtij instituti...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se mund t’i kërkojnë një gjyqtari që të detyrojë kompanisë mëmë të firmës Google, ‘Alphabet’ që...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.