×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gonzato: BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi sot se parafinancimi prej 64,5 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes përbën një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

    Ambasadori Gonzato theksoi se “BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”.

    “Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor”, u shpreh ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

    Shqipëria sapo ka marrë 64,5 milionë euro parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

    Kjo pagesë e parë mbështet reformat dhe investimet e Shqipërisë për të forcuar vendin dhe për ta afruar atë me Bashkimin Evropian./ATSh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Gjykata Penale në Koçan ka refuzuar ankesat e 14 personave të përfshirë në hetimin për tragjedinë, duke i lënë në paraburgim. Ndërkohë...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Danimarkado të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë në të ardhmen. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri danez i Mbrojtjes...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte theksoi të mërkurën se aleanca ushtarake transatlantike do t’i përgjigjet një sulmi me “forcë të...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar për “Front Online” lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë kësaj jave në Kosovë,...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, pasditen e sotme njoftoi se shteti i kontinentin afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës, vendim i...
    Lajme26 Mars 2025
    Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona. Një...
    Lajme26 Mars 2025
    Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë kështu vendin më të ri që mbështet pavarësinë e shpallur më 17...
    Lajme26 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.