Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin pas një kohe të gjatë apo të parin këtë edicion në Bundesliga me skuadrën e tij, Werder Bremen.
Ylli vushtrrias ka thyer më në fund “mallkimin” e këtij edicioni në kampionatin elitar gjerman, shkruan FrontOnline.
Rashica ka arritur të gjej golin e parë këtë edicion në Bundesliga në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, në humbjen 1:4 nga RB Leipzigu.
Futbollisti nga Kosova arriti të shënojë nga pika e bardhë.
Për paraqitjen e tij sot, Rashica u vlerësua nga “WhoScored” me notën 6.7.
Ndërkaq, futbollisti më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte sulmuesi i RB Leipzig, Serloth me notën 8.5./FrontOnline/