Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi dje një ndeshje miqësore me San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Miqësoren e djeshme e fituan “Dardanët” me rezultat bindës, 4:1, shkruan FrontOnline.
Katër golat e Vedat Muriqit ia dhuruan fitoren Kosovës, derisa për San Marinon shënoi David Tomnassini.
Por, ky gol i shënuar nga San Marino bëri bujë të madhe në mediat e huaja.
https://streamable.com/rq1jqv
Ky ishte goli i parë i shënuar nga kombëtarja e fundit në renditjen e FIFA-së pas një periudhe prej dy vitesh.
“Festë pasi më në fund San Marino shënoi gol”, ka shkruar agjencia e lajmeve, “Reuters”.
Nga ana tjetër, televizioni publik në San Marino shkruan:
“San Marino kthehet te goli me David Tomassinin: 4:1 për Kosovën”./FrontOnline/