Vetëm të luante kundër RB Leipzigut pas udhëtimeve ndërkombëtare dhe ndeshjes së kupës në mesjavë ndaj Regensburgut, nuk mjaftoi për Milot Rashicën.
Mbi të gjitha, ai e gjeti golin e parë kampional për Werder Bremenin, shkruan “Kicker”, përcjell FrontOnline.
Në Bremen, tani shpresojnë se kjo do të jetë një “shtytje” për futbollistin vushtrrias.
Werder Bremeni u mposhtë 1:4 nga RB Leipzigu 1:4, por kur gjyqtari dha penallti për vendasit, atëherë trajneri Florian Kohfeldt i dha mundësinë Rashicës duke i thënë: “Raketë, ju”.
Goli i parë nga 27 qershori 2020
Kohfeldt e gjeti mundësinë t’ia ndalë ecurinë pa gola Rashicës që prej 27 qershorit të vitit të kaluar.
“Po”, u përgjigj Kohfeldt kur u pyet nëse e kishte dërguar Rashicën qëllimisht tek ekzekutimi i penalltisë.
Zakonisht, Nicklas Fullkrug i gjuan penalltitë, madje edhe Davie Selke, por kësaj radhe, mundësinë e mori Rashica.
“Në ato momente, kisha ndjesinë që gjëja më e rëndësishme për ‘raketën’ është ta gjejë golin. Shpresoja për të”, tha Kohfeldt.
Rashica mbetet në shitje
24-vjeçari ishte ndër futbollistët më të kërkuar në Bundesligë vitin e kaluar.
Werder Bremeni synon të fitojë nga shitja e tij në këtë periudhë krize financiare.
Rashica konsiderohet ende një “kandidat” i qartë për shitje gjatë afatit kalimtar veror.
Kohfeldt: Shpresoj se ky gol do t’i jap atij një “shtytje”
Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt është shumë optimist për yllin e Kosovës pas golit të djeshëm.
“Ai punon shumë, në të gjitha drejtimet. Vetëm goli i ka munguar deri më tani. Shpresoj se kjo i jep një shtytje atij”, deklaroi ai./FrontOnline/