Argjentina dhe Kili i kanë ndarë pikët në kuadër të Grupit A në Kupën e Amerikës.
Të dy skuadrat e filluan ndeshjen me shumë kujdes, duke tentuar të krijonin hapësira përpara.
Ishte minuta e 33-të e takimit, kur Argjentina kishte një gjuajtje të lirë dhe atë përgjegjësi si gjithmonë e mori Lionel Messi.
Ylli i Barcelonës arriti që të qëllonte me sukses nga ndërprerja, duke realizuar për 1-0.
Në 45 minutat e dytë, Kili kishte më shumë iniciativën për të dalë përpara dhe kjo gjë iu shpërblye.
Në minutën e 57-të, Arturo Vidal dështoi të shënonte penalltia, derisa nga topi i kthyer, Eduardo Vargas arriti që ta fuste topin në rrjetë.
Paraguai është lider i Grupit A me tre pikë, Argjentina dhe Kili me nga një, Uruguai ende nuk ka luajtur dhe Bolovia pa pikë.